Disa të armatosur kanë mbytur gjashtë burra dhe plagosën dhjetë të tjerë gjatë një masakre në një seancë të stërvitjes së futbollit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personat e armatosur masakruan viktimat e tyre pas ndarjes së të rriturve nga fëmijët që ishin në zonë kur mbërritën vrasësit.
Të gjithë, përveç një prej të vrarëve, që përfshinin një 17-vjeçar, luajtën për një skuadër amatore të quajtur T5 Xhamajka, në qytetin brazilian të Manausit.
Stacionet televizive lokale transmetuan imazhet tmerruese të njerëzve të vdekur të shtrirë në pellgje të gjakut.
Ato gjithashtu treguan pamjet ku shihet një lojtar i plagosur që u dërgua në spital në agoni, pasi u qëllua në këmbë.
Policia thuhet se e lidh masakrën me një grindje droge midis dy prej bandave më të dhunshme kriminale të Brazilit. /Telegrafi/