Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 398 raste të reja janë regjistruar me coronavirus në 24 orët e fundit dhe kanë vdekur gjashtë persona.
Federata e Bosnjës ka 326 raste të reja gjersa 72 në Republikën Serbe, transmeton klix.ba.
Brenda ditës së kaluar janë regjistruar gjashtë vdekje nga COVID-19 dhe gjithsej 196 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, transmeton Telegrafi.
Deri më tani janë marrë gjithsej 94.035 mostra dhe SARS-CoV-2 është konfirmuar te 8,352 individë.
Ndryshe, deri më tani janë regjistruar 5,501 raste të reja me coronavirus në Republikën Serbe. /Telegrafi/