Telegrafi

Gjashtë të vdekur dhe 286 raste me coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka dhënë informacionet më të rreth pandemisë së COVID-19.

Nga 4011 testime, kanë rezultuar 286 qytetarë të infektuar.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjashtë persona kanë humbur jetën, raporton lapsi.al.

Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar se 5,201 raste janë aktive me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.