Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Tunizisë, të paktën gjashtë persona që përpiqeshin të migronin nga Afrika në Evropë, vdiqën dhe rreth 30 u zhdukën në Detin Mesdhe pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e Tunizisë.
Forcat detare gjetën trupat e pajetë ndërsa shpëtuan 34 persona dhe po kërkojnë personat e listuar si të zhdukur, citoi agjencia e lajmeve TAP të thoshte Ministria e Mbrojtjes.
Varka ishte larguar nga Libia fqinje dhe u përmbyt 44 kilometra larg qytetit tunizian të Zarzis, raporton abcnews.
Kjo është fundosja e fundit e disa varkave me emigrantë në rajon. Rruga qendrore e Mesdheut, e cila shkon nga Afrika e Veriut në Italinë Jugore, është rruga më e ngarkuar dhe më vdekjeprurëse e migrimit për në Evropë.
Njerëzit udhëtojnë nga Libia dhe Tunizia me varka të mbushura me njerëz dhe në mëshirën e kontrabandistëve paguajnë për t’i kaluar përtej detit.
Ndryshe, rreth 60 mijë njerëz arritën në Itali përmes rrugëve detare vitin e kaluar dhe rreth 1,200 vdiqën ose u zhdukën gjatë udhëtimit, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët – UNHCR. /Telegrafi/