Telegrafi

Gjashtë të plagosur nga një sulm me thikë në St. Gallen të Zvicrës

Janë gjashtë persona që kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në një tren në Zvicër.

Siç bën të ditur mediat lokale, autori i sulmit mësohet se është një 27-vjeçar zviceran, i cili pas plagosjeve ka hedhur benzinë në tren dhe i ka vënë flakën.

Ngjarja ka ndodhur në St. Gallen.

“Të paktën një fëmijë është në mes të të plagosurve”, ka thënë zëdhënësi i policisë së St. Gallenit, Bruno Metzeger.

Policia thotë se e ka dërguar trenin në një vend të sigurtënë afërsi të stacionit të trenit Salez.

Daily Mail shkruan se ministri i Brendshëm i Zvicrës ka nisur një takim urgjent me strukturat e sigurisë.