Një grua ka goditur me thikë dhe plagosur gjashtë persona në një autobus në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Siegen.
Policia tha se e dyshuara 32-vjeçare është shtetase gjermane dhe u arrestua pas sulmit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Të paktën 40 persona po udhëtonin në autobus në momentin e sulmit.
Autoritetet lokale thanë se të paktën tre nga viktimat pësuan lëndime të rrezikshme për jetën.
Policia po përpiqet të përcaktojë motivin e sulmit, por thotë se nuk ka indikacione se ishte terrorizëm.
Aktuelle Informationen zu einer Straftat in #Siegen:
Am Freitagabend (30. August) gegen 19:40 Uhr verletzte eine Frau in Siegen Eiserfeld auf der Freiengründer Straße in einem Bus fünf Personen mit einem Messer.— Polizei NRW DO (@polizei_nrw_do) August 30, 2024
Ky incident vjen një javë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në Solingen që la të vdekur tre persona dhe tetë të tjerë të plagosur rëndë.
I dyshuari është një shtetas sirian 26-vjeçar, i cili më parë duhej të deportohej pasi kërkesa e tij për azil ishte refuzuar.
Pas atij incidenti, qeveria e kancelarit gjerman Olaf Scholz vendosi kufizime të reja për mbajtjen e thikave në vende publike.
Ajo gjithashtu filloi deportimin e kriminelëve të dënuar përsëri në Afganistan për herë të parë që kur talebanët rimorën pushtetin në vitin 2021 në një marrëveshje të lehtësuar nga Katari. /Telegrafi/