Site icon Telegrafi

Gjashtë të arrestuar në Pejë për vjedhje të rënda

Policia në Pejë ka arrestuar tre të dyshuar se kanë kryer vjedhje të rënda në fshatin Dubovë.

Policia ka arritur t’i arrestojë Sh.P.(1993), I.P.(1993) dhe A.P.(1996), për të cilët gjatë procedurave hetimore është vërtetuar se kanë kryer disa vepra penale të ‘vjedhjeve të rënda’.

Me këtë rast hetuesit kanë gjetur prova, dëshmi se të dyshuarit janë kryes të pesë rasteve të ‘vjedhjeve të rënda’ në ketë fshat.

Të dyshuarve me aktvendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, brenda afateve ligjore janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili ndaj të dyshuarit Sh.P. ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa ndaj dy të dyshuarve I.P. dhe A.P. është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej 30 ditësh.

Po ashtu edhe një rast tjetër i raportuar si ‘vjedhje e rëndë’ e kryer në dyqanin ‘NEPTUN’ në Pejë, me ç’rast sipas raportimit të një menaxheri të këtij dyqani aty kryesit kishin vjedhur gjësende me vlerë, telefona, kompjuter-laptop , vlera e të cilave sillet sipas raportuesit rreth 22 mijë euro.

Hetuesit menjëherë pas pranimit të rastit kanë filluar me hetim dhe pas një pune intensive janë identifikuar tre të dyshuar të mundshëm shtetas të Kosovës, Q.G.(1990), P.U.(1993) dhe M.U.(1987), të cilët janë arrestuar dhe ndaj të dyshuarit Q.G. me aktvendim të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit në paraburgim në afat prej 30 ditësh, ndërsa ndaj dy të dyshuarve tjerë masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.  /KP/

Exit mobile version