Hit stili të flokëve për vjeshtë e bëjnë disa klasikë jashtëkohorë dhe stile nga vitet ’50 të shekullit të kaluar!
Floktarët e famshëm, si p.sh. Monae Everet, çdo sezon ndajnë trendët për stilet më të bukura të flokëve për vjeshtë, transmeton Telegrafi.
Ajo ka eksperimentuar me disa stile në shumë xhirime për serialet në Netflix dhe për filma. Thotë që disa stile flokësh posaçërisht janë theksuar për vjeshtën e ardhshme.
Thjeshtësia dhe dukja natyrale kohëve të fundit gjenden mu në majë të trendëve të cilët duam t’i bartim.
Mirëpo, aty janë disa stile të cilat mund t’i arrijmë me një angazhim minimal në mënyrë që së paku të freskojmë dukjen tonë.
Për t’ju inspiruar për stilin e përsosur të flokëve për vjeshtë, në vazhdim po ju sjellim gjashtë trendë, të cilët do të mund t’i shihni gjithandej këtë vjeshtë.
Flokët gjysmë të ngritura
Gërsheti në majë koke
Gërsheti me balluke të cilat rrumbullakojnë fytyrën tuaj
Kaçurrele natyrale
Ndarja e flokëve në mes në të gjitha versionet
Bishtalec i çrregullt
/Telegrafi/