Site icon Telegrafi

Gjashtë shtete do të marrin pjesë në turneun “Besim Kabashi”

 Krerët e FKBK-së, të premten në një takim me mediat kanë bërë të ditur se janë bërë me kohë të gjitha përgatitjet e duhura për turneun e parë kushtuar ish-sportistit të madh shqiptar, Besim Kabashit, i cili ndërroi jetë një vit më parë.

Presidenti i FKBK-së, Fatmir Makolli, tha për Kosovapress se ky turnir do të jetë mjaft i fortë, pasi që sipas tij, në këtë turne do të marrin pjesë edhe garues nga vendet e rajoni, por edhe më gjerë. Sipas tij, pjesë të këtij turneu do të jenë garues nga Holanda, Gjermania, Hungaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version