Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka njoftuar se punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë Gjergj Sfishta , Asim Vokshi, Pjeter Bogdani, Dardania,Naim Frashëri,Ismail Qemali që nga sot janë në grevë.
Sipas Sindikatës, arsyeja është pasi që 70 punëtorë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.
Fajtor për këtë është Qeveria pasi që kjo nuk ia ka alokuar mjetet Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/