Site icon Telegrafi

Gjashtë shenja që tregojnë se i dashuri po planifikon të të propozoj martesë…

Ka filluar të sillet më ndryshe dhe e dini se asnjëherë nuk do të të tradhtonte.

Nëse një mashkull nuk mund të jep llogari për kohën e humbur, e fshehë telefonin dhe sillet çuditshëm, atëherë ka vetëm dy shpjegime të mundshme: është duke ju tradhtuar ose është duke planifikuar një befasi të madhe!

Ka mbetur trokë papritmas

Ka filluar të kursej para për çdo gjë, qoftë edhe gjërat më të vogla si gardëroba, kufje të reja të telefonit, tiketa të kinemasë etj, transmeton Telegrafi.

Ky kursim i papritur mund të jetë për shkak të unazës së fejesës…

Të gjithë shokët e tij po fejohen

Kur e sheh që të gjithë shokët po i fejohen, mendon se i ka ardhur radha edhe atij.

Ky mendim fuqizohet më shumë kur keni një lidhje të gjatë serioze!

E keni vërejtur se merr mesazhe nga shokët dhe familjarët me të cilët nuk ka biseduar më parë

Kjo pasi që mund të jetë duke planifikuar ndonjë festë befasie para fejesës, apo është duke provuar të bëj propozimin më të mirë të mundshëm!

Është veshur shumë mirë pa ndonjë arsye të veçantë…

Kur dilni bashkë dhe ai është veshur shumë më mirë, kjo mund të jetë sepse dëshiron të duket mirë për fotografinë e fejesës…

Po ulet në njërin gju…

Po pra, po ndodh! E veçanërisht nëse kanë ndodhur edhe pikat tjera në listë. Thuaj po! /Telegrafi/

Exit mobile version