Dhembja e shpinës mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje të rrezikshme dhe kërkon kujdes.
Dhembja në këtë pjesë të shpinës mund të jetë alarm për ndonjë sëmundje serioze apo lëndim. Për të shmangur ndonjë situatë serioze për shëndetin kini kujdes dhe “interpretoni” simptomat, transmeton Telegrafi.
Aneurizmi arterial
Aneurizmi shfaqet kur muri i arterieve dobësohet duke lejuar që në mënyrë abnormale të zgjatet dhe të bymehet. Ënjtjet e këtilla mund të ndodhin në cilëndo pjesë të trupit, por më së shpeshti mendohet në aortë, e cila shtrihet nga zemra, nëpër gjoks deri në stomak.
Kur ndodh inflamacioni i saj, shfaqet dhembje në shpinë e cila është e befasishme. Dëmtimi i saj mund të jetë i rrezikshëm për jetën dhe shkakton gjakrrjedhje të brendshme. Dukuri e shpeshtë është te meshkujt e moshës mbi 60-vjeçare, të cilët janë duhanpirës dhe kanë kolesterinë.
Inflamacioni i zorrës qorre
Më shumë se gjysma e njerëzve të cilët vuajnë nga inflamacioni i zorrës qorre kanë simptoma siç janë të pështjellët, të vjellat dhe dhembje e mprehtë në pjesën e majtë të stomakut. Te disa njerëz zorra qorre gjendet afër veshkave, prandaj kur ky organ misterioz ka inflamacion ose dëmtohet shkaktohen dhembje në shpinë, në vend se në bark.
Nëse dyshoni që keni problem me zorrën qorre, kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut, sepse ajo mund të pëlcasë dhe të shkaktojë hematoksi, më vonë edhe vdekje.
Problemet gjinekologjike
Ekzistojnë edhe disa gjëra “aty poshtë”, të cilat mund të shkaktojnë dhembje në shpinë te femrat. Për shembull, 25% e femrave vuajnë nga rrotullimi i mitrës kur mitra lëvizet prapa, por edhe dhembjet menstruale mund të shkaktojnë dhembje në shpinë.
Osteoporoza
Kjo sëmundje është e njohur si dendësia e eshtrave dhe paraqet sëmundje të qetë për të cilën shumica as që e dinë që janë me osteoporozë. Simptomat më të shpeshta janë dhembja në shpinë. Ndonjëherë osteoporoza çon deri në dobësimin e unazave në boshtin kurrizor sa që ato thjesht pëlcasin.
Kur kocka pëlcet, atëherë shfaqen dhembje e tmerrshme, ndonjëherë dhembja mund të mungojë. Nëse ju dhemb shpina përreth mesit të kurrizit apo vëreni që jeni zvogëluar gjatë viteve të kaluara, patjetër bëni një kontroll.
Artriti
Pjesa e poshtme e shpinës është posaçërisht e rrezikuar nga kjo sëmundje, sepse përballon pjesën më të madhe të shpinës.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të artritit, të cilat kanë simptoma të ndryshme. Sëmundja mund të shërohet nëse zbulohet me kohë.
Gurët në veshka
Lajm i mirë është që kjo përmbajtje e padëshiruar në veshka e cila krijohet për shkak të përqendrimit të madh të urinës, i nxjerr nga organizmi pa dëmtuar organet e brendshme. Lajm i keq është që njerëzit të cilët kanë nxjerrë jashtë ndonjë gur thonë që në jetë nuk kanë përjetuar kurrë dhembje më të mëdha.
Gurët në veshka shpesh janë shkak përse njerëzit shkojnë te mjeku. Dyshohet që shkaktarë janë pesha e madhe trupore dhe ndryshimi i klimës, sepse koha e ngrohtë çon në dehidratim dhe në krijimin e gurëve në veshka. Natyrisht, nuk është çdo dhembje alarm për të shkuar te mjeku.
Nëse dhembja nuk kalon ose nuk zvogëlohet për disa ditë, ndërkaq keni marrë disa ilaçe kundër dhembjes, atëherë kërkoni ndihmën e mjekut. Nëse dhembja zvogëlohet, atëherë ndoshta vetëm keni fjetur keq apo keni qëndruar në rryma ere. /Telegrafi/