Site icon Telegrafi

Gjashtë rregulla të cilat patjetër duhet t’i mësoni, nëse dëshironi t’ju konsiderojnë ikonë stili!

Këto gabime të modës që i bëjnë gati të gjitha femrat

Në momentin kur ndërtoni stilin vetjak, çdo gjë bëhet e lehtë, sepse më nuk keni nevojë të eksperimentoni apo të mos ndiheni rehat në diçka që keni blerë vetëm pse në një periudhë ka qenë në trend, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ekzistojnë gabime të caktuara të cilat, pavarësisht nga stili, do të duhej t’i shmangni, sepse nuk janë në favorin tuaj.

1. Rrobat e brendshme të cilat shihen

Këtu nuk mendojmë në sutjena me dantella të cilat vërehen në mënyrë të rafinuar nga këmisha, por në vizatimin e skajeve të brekëve apo sustën e dukshme të sutjenave e cila prish siluetën e shpinës në fanellë të ngushtë.

2. Kuantiteti para kualitetit

Me kalimin e kohës do të kuptoni që nuk ia vlen të blini rroba vetëm pse u është ulur çmimi. Investoni në rroba të cilat kurrë nuk dalin nga moda dhe kuroni stilin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.

3. Brende të shumta përnjëherë

Vërtet nuk dëshironi që të dukeni si reklamë lëvizëse. Zgjidhni rroba veshjesh me shenja të rafinuara të brendeve apo, nëse dëshironi shenja pak më të dukshme, vendosni vetëm për një rrobë të tillë, ndërsa pjesën tjetër të rrobave neutralizojeni.

4. Rrobat shumë të ngushta

Në to do të shihet çdo gjë që nuk dëshironi të shihet, por me atë rast nuk do të ndiheni rehat. Blini rroba me numrin tuaj të vërtetë të konfeksionit dhe pranojeni trupin tuaj.

5. Gete në vend të pantallonave

Kur t’i kombinoni, me triko të gjatë dhe të gjerë, do të dukeni moderne dhe bukur. Mirëpo, nëse me gete vishni fanellë të shkurtër dhe të ngushtë, do të dukeni vulgare dhe joproporcionale.

6. Çorape najloni me shkëlqim

Thjesht në asnjë mënyrë nuk u shkojnë këmbëve tuaja dhe veç kësaj duken keq në fotografi. /Telegrafi/

Exit mobile version