Sigurisht që e keni vënë re se pantallonat më në trend për momentin nuk janë xhinset, pavarësisht që këto të fundit nuk njohin kohë dhe modë
Gjithnjë e më tepër pantallonat serioze (me prerje mashkullore) dhe të gjera janë zgjedhja e parë e vajzave, sa herë duan të duken jo bazike, stil dhe të thjeshta në të njëjtën kohë.
Të tilla pantallona janë lehtësisht të kombinueshme dhe shumë funksionale, por a dimë gjithmonë t’i veshim siç e meritojnë?
Vajzat franceze, që e kanë përqafuar gjithnjë një trend të tillë, na japin ca këshilla, që bëni mirë t’i keni parasysh sa herë vishni pantallona me këmbë të gjera, shkruan Who What Wear.
1. Mos i ruani pantallona të tilla për dalje të rëndësishme
Që do të thotë, mund t’i vishni për punë me atlete dhe të duken po aq bukur dhe ndryshe edhe të shtunën në mbrëmje me taka.
2. Kombinimet bardhë e zi duken gjithnjë elegante
Është kombinim praktik dhe duket gjithnjë elegant, prandaj mos dyshoni sa herë kombinoni pantallonat e bardha me një bluzë/xhaketë të zezë.
3. Po, edhe pjesa tjetër e veshjes mund të jetë e gjerë
Nuk është e thënë që duhet të ruani proporcionin sa herë që vishni pantallonat serioze. Përkundrazi, e bëni dyfish më interesante veshjen.
4. Trikot shkojnë me gjithçka
Pantallonat, një triko, çizme/atlete dhe jeni gati! Asgjë më shumë për të shtuar, citon Anabel.
5. Mos i neglizhoni ato kur dilni në darkë
Nëse s’doni të vishni as fustane dhe funde, zgjidhni këtë model pantallonash. Kombinojini me një palë taka elegante dhe do të dukeni klas!
6. Luani me tonet bezhës
Nëse keni një palë pantallona të tilla në ngjyrë bezhë luani me nuancat e saj në pjesën tjetër të veshjes. Një pardesy ose një xhaketë kafe do ta ndryshonte komplet kombinimin.
/Telegrafi/