Site icon Telegrafi

Gjashtë raste të reja me coronavirus në Kosovë

Foto: Ilustrim

Gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit nga 441 testime sa janë bërë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190.

Në total numri i rasteve aktive është 57.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

 

Exit mobile version