Nganjëherë flokët kaçurrela mund t’ju duken sikur ato nëpër reklama të produkteve të bukurisë, por ka ditë gjatë të cilave mund t’ju duket sikur ndonjë “bishë” sapo u zgjua në kokën tuaj.
Nëse i keni flokët kaçurrela atëherë e kuptoni për çka është fjala. Në vazhdim gjeni gjashtë problemet që femrat me flokë dredha i kanë:
– Ditët me shi janë armiku kryesor i flokëve
– Kur jeni në kinema duke shikuar ndonjë film, ata pas juve nuk mund të shohin asgjë
– Zakonisht femrat me flokë të drejta, vazhdimisht u thonë që kanë dëshirë ti kenë flokët me dredha. ( Ata janë gabim )
– Mëngjesi me flokët kaçurrela është si një kuti me çokollata, asnjëherë nuk e di se çfarë do të marrësh.
– Asnjëherë nuk e di ndjesinë se si është ti drejtosh flokët brenda një ore
– Siç duket, punën e flokëve nuk mund të ia besosh çfarëdo lloj frizeri, tek ai i cili je më rahat, tek ai do vazhdosh.