Site icon Telegrafi

Gjashtë policë në Atlanta përballen me akuza, pasi terrorizojnë dy të rinj gjatë protestave në SHBA

I ngritet akuza gjashtë policëve në Atlanta, pas publikimit të një video ku shfaqen duke i tërhequr dy të rinj nga një makinë, gjatë protestave për vdekjen e George Floyd, tha një prokuror të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Prokurori i Rajonit Fulton, Paul Howard, i bëri të ditur këto akuza gjatë një konference për shtyp.

“Ndihem pak më i sigurt tani që këta njerëz nuk gjenden më në rrugë dhe nuk mund ta terrorizojnë askënd tjetër”, tha Messiah Young, i cili u tërhoq nga automjeti së bashku me të dashurën e tij, Taniyah Pilgrim.

Incidenti i natës së shtunë së pari mori vëmendjen nga videot në internet dhe në lajmet lokale, ndërkaq gjatë gjithë kohës, çifti dëgjohet duke bërtitur dhe duke pyetur oficerët se çfarë po ndodh./Telegrafi/

 

Exit mobile version