Telegrafi

Gjashtë policë amerikanë mezi arrijnë ta prangosin një burrë të dhunshëm, edhe pse në pranga fillon t’i kafshoj (Video, +18)

Një video e filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë së Karolinës së Veriut në njërën nga rrugët e qytetit Raleigh, shfaq momentin kur një burrë me ngjyrë konfrontohet me hiq më pak se gjashtë policë, ndërsa pamjet janë bërë virale në internet.

Derisa ata mundoheshin ta arrestojnë Frederic Holle, ai nuk u dorëzua edhe aq lehtë. Me një fjalë pati grushta, kurse policët përdorën shufra dhe gjithçka tjetër që u lejon ligji të përdorin, për ta arrestuar një person të dhunshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, në fund gjashtë policë arrijnë ta rrëzojnë në tokë dhe ta prangosin. Dhe kur gjithçka dukej se ishte kryer, Frederic i shtrirë në tokë e kafshon në këmbë një police të cilën nuk e lëshonte edhe pse policët vazhdimisht i kërkonin dhe e detyronin duke e goditur.

“Edhe pse video duket se është përdorur forcë e tepruar, policët kanë të drejtë ta përdorin forcën për të parandaluar çfarëdo sulmi, kuptohet nëse vlerësohet që është e nevojshme”, ka deklaruar gjykatësja Lorin Freeman, duke shtuar se ndaj dy zyrtarëve policorë nuk do të ngritet kurfarë padie.

Policët ishin shfaqur në vendin e ngjarjes pas telefonatës së qytetarëve, të cilët kishin raportuar se një veturë ishte parkuar në mes të rrugës. Dhe pasi që u afruan para tyre u shfaq një burrë gjysmë i zhveshur që filloi t’i sulmon. /Telegrafi/