Policia është në kërkim të gjashtë personave që janë zhdukur gjatë një turi skish që u nis nga qyteti alpin i Zermatt në kantonin Valais të Zvicrës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skiatorët u zhdukën rreth malit Tête Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arolla, pranë malit Matterhorn që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë, tha policia të dielën.
“Kushtet e motit janë aktualisht shumë të këqija, gjë që e bën shumë të vështirë reagimin e ekipeve të emergjencës”, tha policia pa dhënë informacione për personat e zhdukur.
Zermatt është një vendpushim popullor skish dhe tërheq turistë nga e gjithë bota.
“Grupi filloi turneun e tij të shtunën në Zermatt dhe më vonë u raportua i zhdukur në zonën e Tête Blanche”, thuhej në deklaratën e policisë. /Telegrafi/