Telegrafi

Gjashtë persona të vrarë, përfshirë dy fëmijë në Tennessee – polici e përshkruan skenën e krimit horror

Gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën pas të shtënave dhe zjarrit në një pronë në Marion County, Tennessee.

Policia po heton dy pista – vrasje apo vetëvrasje – pas incidentit horror në qytetin e Sequatchie.

“Kemi gjashtë persona të vdekur. Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Nashville për autopsi”, tha sherifi i Marion County, Bo Burnett.

Ai tha se skena e krimit ishte një nga gjërat më të tmerrshme që kishte parë gjatë punës 43-vjeçare, raporton themirror.

“Kjo është një nga gjërat më të këqija që kam parë. Ju dëgjoni për këto gjëra, por kjo është një nga më të këqijat që kam qenë i përfshirë në të gjithë karrierën time si oficer i zbatimit të ligjit”, tha polici.

Të paktën dy nga viktimat vdiqën nga thithja e tymit, por nuk është e qartë se sa njerëz u qëlluan.

Policia, duke iu përgjigjur njoftimeve për të shtëna, arriti në vendin e ngjarjes dhe u ballafaqua me djegien e banesës.

Ekipet e zjarrfikësve nga zonat përreth kanë reaguar dhe janë munduar të shuajnë zjarrin. /Telegrafi/