Site icon Telegrafi

Gjashtë persona të vdekur nga të shtënat në Plymouth të Anglisë

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr vazhdimisht në Plymouth të Anglisë, ka konfirmuar policia.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, rasti po klasifikohet si një incident i brendshëm dhe nuk mendohet të ketë lidhje me terrorizmin. Policia beson se i dyshuari ka qëlluar vetën.

Të shtënat ndodhën të enjten pak jashtë qendrës së Plymouth në Anglinë jug-perëndimore.

“Policia u thirr në një incident serioz me armë zjarri në Biddick Drive, në zonën Keyham të Plymouth gjatë pasdites”, tha në një deklaratë policia e Devon dhe e Cornwall.

“Dy gra dhe dy burra vdiqën në vendin e ngjarjes. Një burrë tjetër, që besohet të jetë autori, ishte gjithashtu i vdekur. Të gjithë besohet të kenë vdekur nga plagët e marra me armë zjarri”, sipas njoftimit nga autoritetet.

Lexo po ashtu Të shtëna armësh në Plymouth në Anglisë, raportohet për të vdekur në incidentin "serioz dhe tragjik"

“Një tjetër grua e cila po trajtohej në vendngjarje për plagët me armë zjarri, vdiq pak kohë më vonë në spital”, thuhej tutje në deklaratë.

Bëhet e ditur se në mesin e të vdekurve është gjithashtu edhe një fëmijë nën moshën 10-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version