Kryeqyteti i Maqedonisë është i rëndë për vozitësit dhe kjo vërtetohet çdo ditë me numrin e aksidenteve të shkaktuara.
Gjashtë aksidente janë regjistruar dje në Shkup ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Në gjashtë aksidente tjera janë konstatuar vetëm dëme materiale për pronarët e veturave, shkruan Telegrafi Maqedoni.
67 vetura janë dënuar për parkim të gabuar kurse 73 vetura janë larguar nga rruga me ndihmën e karrotrecit.
Sot në Shkup do të mbahet një pjesë e fushatës për mbrojtjen e fëmijëve në komunikacion. /Telegrafi/