Site icon Telegrafi

Gjashtë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në Shtip

Gjashtë persona mes të cilëve tre fëmijë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur dje në rrugën magjistrale Shtip-Veles, afër fshatit Tre Çeshmet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fëmijë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Dy nga tre të rriturit e lënduar janë ndalur në qendrën mjekësore të Shtipit kurse njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar në Klinikën e Shkupit.

Të gjithë të lënduarit kanë qenë në një makinë të tipit “Ford Focus” me targa të regjistrimit të Shtipit, kurse janë aksidentuar me një makinë me regjistrim të Sveti Nikoles, e drejtuar nga një banor i Cërnilishtës së Poshtme.

Policia ka kryer ekspertizënë vendin e ngjarjes në Shtip./Telegrafi/

Exit mobile version