Telegrafi

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin e ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë

Foto: Ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë ndërmjet dy veturave, me ç’rast janë lënduar gjashtë persona.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërkaq janë përfshirë një veturë “Passat” me regjistrim të Tetovës dhe një veturë “BMW” me regjistrim të Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Për këtë shkak, komunikacioni në afërsi të aksidentit është duke u zhvilluar ngadalë sepse janë duke u kryer kontrollet e nevojshme dhe analizat e kësaj fatkeqësie të komunikacionit./Telegrafi/