Site icon Telegrafi

Gjashtë persona pranojnë akuzën për regrutim të të rinjve për në ISIS

Në gjykatën penale është mbajtur seanca për operacionin ”Qelia”, ku janë të arrestuar plot 11 persona, të cilët dyshohen për regrutim të qytetarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në strukturat ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islami – ISIS, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga 11 të akuzuarit, gjashtë nga ta e kanë pranuar akuzën, kurse gjykata i ka urdhëruar që të gjejnë një marrëveshje rreth dënimit të tyre.

Nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë do të mbahet një seancë tjetër gjyqësore për vlerësim të aktakuzës. Hoxha i xhamisë Tutunsus, akuzohet për organizimin dhe përgatitjen e personave për t’u nisur drejtë Sirisë, duke bërë indoktrinimin e tyre përmes fjalimeve fetare dhe nacionaliste./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Ngritet padi penale për 11 personat e arrestuar në operacionin ‘’Qelia’’

Exit mobile version