Site icon Telegrafi

Gjashtë persona kafshohen nga një qen endacak në Aerodrom të Shkupit

Një qen endacak ka sulmuar dhe kafshuar dy gra dhe katër fëmijë në lagjen Aerodrom të Shkupit. Rasti është paraqitur në stacionin policor në Aerodrom, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë. Gratë dhe fëmijët janë kafshuar nëpër gjymtyrët e tyre dhe nuk kanë arritur që të mbrohen.

Rasti është paraqitur edhe në shërbimin që merret me strehimin e qenve endacak./Telegrafi/

Exit mobile version