Një grua e guximshme ka arritur ta shpëtoj burrin nga më e keqja, pasi një grup burrash po e rrahnin brutalisht me grushta, shqelma e shkopinj druri.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin Lucknow në Uttar Pradesh të Indisë, transmeton Telegrafi.
Derisa dhjetëra persona po e rrahnin brutalisht para derës së shtëpisë, në një moment shfaqet nga askund gruaja e tij e cila mbante në dorë revolen.
Edhe pse lideri i grupit nuk e morri seriozisht gruan që ishte futur në shtëpi për ta marrë revolen për ta shpëtuar bashkëshortin, ajo nuk hezitoi t’ua drejtoj dhe vetëm atëherë ata filluan të zmbrapsen.
Veprimi heroik i gruas që mbante në dorë revolen e tipit “Revolver Rani” është bërë kryetemë e mediave indiane. Ndërkaq bashkëshorti i saj edhe pse i shpëtoi më të keqes, ka pësuar lëndime të rënda trupore në kokë dhe pjesë tjera.
Policia në Lucknow ka filluar hetimet, ndërsa besohet se një shumë e majme e të hollave ishte shkak i kësaj përleshje. /Telegrafi/