Telegrafi

Gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Gjashtë pacientë të infektuar me coronavirus që janë në gjendje të rëndë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Gjithsej në këtë spital janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 12 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 6 janë në gjendje më të rëndë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital.

“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:12 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në komunikatë.

“7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

“256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,365 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione. 184 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 117 Rëntgen, 46 EHO dhe 21 CT-ja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/