Bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë Kosovës këto ditë të verës, kanë bërë që të shkaktohen pritje dhe kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës – si në hyrje, po ashtu edhe në dalje.
Kolona të gjata mbi 2000 metra janë formuar në pikën kufitare në Merdare.
Për të kaluar pikën kufitare Kosovë – Serbi, sonte duhet të pritet më shumë se 6 orë.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare për të hyrë në Kosovë pritet deri në 2 orë, ndërsa kolona është e gjatë më shumë se 300 metra.
Për të hyrë dhe për të dal nga Kosova, pritje ka edhe në dy pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.
Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/