Telegrafi

Gjashtë orë ka zgjatur shuarja e zjarrit në ish-kazermën në Strumicë

Foto: Ilustrim

Gjashtë orë zjarrfikësit e Strumicës e kanë shuar zjarrin e madh që shpërtheu dje në orën 17 në objektin më të madh të ish kazermës bë Strumicë, bënë të ditur nga Njësia Zjarrfikësve Territoriale.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pesë automjete zjarrfikëse dhe 17 zjarrfikës dhe dy cisterna të “Higjienës”.

Më 25 mars të këtij viti në zjarrin në ish kazermën e Strumicës është djegur objekti ku ishte vendosur televizioni rajonal “VIS”, ndërsa dëme të mëdha kanë pësuar reparti i konfeksionit dhe një shtypshkronjë.

Lexo po ashtu Zjarr në objektin më të madh në ish-kazermën në Strumicë