Telegrafi

Gjashtë orë gjumë është e mjaftueshme thonë shkencëtarët

 Orët e gjata të punës, qëndrimi para televizorit dhe internetit janë disa nga gjërat që njerëzit fajësojnë për mungesën e gjumit në ditët e sotme, por sipas këtij studimi mësohet se edhe njerëzit që jetojnë në shoqëri më primitive nuk bëjnë më tepër ose më pak gjumë, se njerëzit e botës “industriale”, shkruan Independente, transmeton Koha.net.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Current Biology”. Studiuesit kanë hulumtuar gjumin në tri “shoqëri para-industriale”, në të cilën bëhen edhe krahasimet ndërmjet shoqërive.

Studimi synonte që të testonte supozimin se reduktimi i kohës së gjumit në botën moderne është i lidhur me trashjen, çrregullimin e humorit dhe sëmundjet e tjera mendore dhe fizike.

94 persona që jetojnë në Tanzani, Namibi dhe Bolivi, të cilët kanë një jetë nomade, të varur në gjueti dhe mbledhjen e ushqimit, janë studiuar për një mijë ditë.

Pas këtij studimi është mësuar se në të tria këto shoqëri orët e gjumit zgjatin nga 5.7 deri në 7.1 orë, me një mesatare prej 6.4 orë në ditë, që është e mjaftueshme për të pasur një gjumë të mirë. /Telegrafi