Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon tashmë ka tërhequr vëmendjen nga gjashtë klube evropiane përpara largimit nga skuadra italiane në fund të sezonit.
Gardiani 43-vjeçar është në fazën e tij të dytë me Juventusin pasi u largua nga Paris Saint-Germain në vitin 2019.
Megjithatë, Buffon ka zbuluar se ai nuk do të rinovojë marrëveshjen e tij aktuale te Juventusi dhe do të largohet nga Zonja e Vjetër për herë të dytë në verë.
Sipas gazetës italiane Tuttosport , Barcelona është në mesin e disa klubeve evropiane të gatshme për të luftuar për të siguruar shërbimet e Buffon.
Kalimi i Buffon në Camp Nou do t’i siguronte trajnerit Ronald Koeman një mundësi rezervë me përvojë për Marc-Andre ter Stegen.
Tuttosport raporton gjithashtu se ish-përfaqësuesi i Italisë është në radarin e kampionëve të sapo kurorëzuar portugez, Sporting Lisbonës.
Krahas Sporting CP dhe Barcelonë, mediumi pretendon se edhe Eintracht Frankfurt janë të etur për të marrë Buffonin në Bundesliga.
Skuadra turke Galatasaray gjithashtu ka shprehur interes për yllin e Juventusit, ndërsa Olympiacos dhe Dynamo Kiev kanë kontaktuar përfaqësuesit e italianit. /Telegrafi/