Sapo të nis moti më i ftohtë, do të fillojmë të shohim shumë më shumë tone bezhë, kafe dhe portokalli gjithandej.
Kjo ndodh sepse ato ngjyra imitojnë ngjyrat e gjetheve që ndryshojnë ose thjesht luajnë kontrast me ngjyrat e ndritshme që ne zakonisht veshim në fillim të vitit, ka diçka në këtë sezon që i bënë të gjithë të vishen me tone të ngrohta, komode dhe neutrale të përjetshme.
Është një gamë e provuar dhe e besuar e ngjyrave që dihet se kthehem vit pas viti, pasi secila hije duket mirë individualisht, por gjithashtu plotëson në mënyrë të përsosur tjetrën.
Ka disa ngjyra që nëse i vishni do ju bëjnë të dukeni sikur keni shpenzuar shumë për veshje.
Ato të cilat janë në trend dhe realizojnë këtë gjatë këtij sezoni dimëror i gjeni më poshtë:
Ngjyra kafe
Ngjyra bezhë
Ngjyra portokalli
Ngjyra e kumbullës
Ngjyra krem
Ngjyra e hirtë
/Telegrafi/