Site icon Telegrafi

Gjashtë muaj pasi u bë nënë për herë të parë – Rihanna thuhet se dëshiron më shumë fëmijë me ASAP Rockyn

Thuhet se Rihanna dëshiron më shumë fëmijë me ASAP Rocky në të ardhmen, vetëm gjashtë muaj pasi lindi djalin e saj.

Këngëtarja shumë e njohur dhe i dashuri i saj reper, që të dy 34 vjeç, janë shumë të dashuruar dhe mezi presin që ta rrisin familjen e tyre, tha një burim për Entertainment Tonight.

Çifti i njohur nuk e ka zbuluar ende emrin e fëmijës së tyre të parë dhe me shumë privatësi janë duke e shijuar rolin e ri si prindër, njëkohësisht duke pushtuar botën e modës, muzikës, bukurisë dhe më tej.

“Rihanna dhe ASAP janë shumë të dashuruar dhe po kalojnë shumë mirë së bashku. Ata poashtu janë bërë një ekip i përkryer kur bëhet fjalë për fëmijën e tyre”, ka deklaruar njw burim pwr ET.

Këngëtarja shumë e talentuar- e cila ka shitur mbi 250 milionë disqe në të gjithë botën- ka ‘ëndërruar gjithmonë të bëhet nënë’ dhe ‘ndjehet shumë krenare’ për kujdesin ndaj fëmijës së saj.

“Do të dëshironte më shumë fëmijë me ASAP në të ardhmen”, shtoi ky burim.

Përveç të qenit një nënë e re, kryesuesja e ardhshme e pjesës së parë të shfaqjes “Super Bowl LVII” të vitit 2023 vazhdon të manovrojë me një perandori të lulëzuar biznesi që i ka dhënë një vlerë prej 1.4 miliardë dollarë neto të raportuar.

Pjesa më e madhe e këtij vlerësimi vjen nga markat shumë të suksesshme të modës dhe bukurisë të Rihannas, madje autorja e “Diamonds” së fundi realizoi shfaqjen e saj të radhës për “Savage X Fenty”.

Pas përballjes me disa polemika duke përfshirë dhe aktorin Johnny Depp në pasarelën e saj, Rihanna shpalosi për ET kohën e saj të këndshme që kalon me djalin e saj të vogël.

Krijuesja e shumë hiteve shtoi se burimi i saj i gëzimit është ‘një fëmijë i lumtur’ dhe vazhdoi duke thënë se të zgjohesh duke parë fytyrën e djalit të saj është ‘pjesa e saj e preferuar e ditës.’

“Është gjëja më e këndshme kur ta shohësh një fëmijë të sapo zgjuar duke u përpjekur ta kuptojnë se ku ndodhen”, deklaroi ajo.

Rihanna dhe ASAP Rocky filluan romancën e tyre në vitin 2020 dhe shumë shpesh shihen në darka romantike.

Edhe së fundmi, dyshja shijuan një darkë romantike në Issima të Los Angelesit. /Telegrafi/

Exit mobile version