Gjykata Themelore Shkupi 1 ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me gjashtë muaj burg Matija Kaninov, i cili më 28 shkurt të vitit të kaluar gjatë protestave të organizatës “Për Maqedoni të përbashkët” sulmoi ekipin e gazetarëve të A1on.
Gjykatësja Marija Kletniçka Markovska theksoi se gjatë marrjes së vendimit janë marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese për të akuzuarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Publike gjatë procedurës së dëshmisë prezantoi video 1 orëshe dhe fotografi, si dëshmi për dhunën.
I dënuari Kanikov ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditëve./Telegrafi/