Ata kanë udhëtuar nëpër rajonet e Kinës, Vietnamit, Tibetit, Nepalit, Indisë, Pakistanit dhe Kazakhstanit, për të arritur më pastaj në Evropë.
"Heath erdhi me këtë ide. Me kënaqësi pranova ta shoqëroja atë. Njiheshim vetëm dy javë dhe herë-herë u ndjeva sikur James Bond”, ka thënë Doug për gazetën “Sun”.
Tuksedot e tyre ishin punuar nga materiali i rezistueshëm në Bankok të Tajlandës. Paratë e fituara nga ky udhëtim, ata do t’i derdhin në llogaritë bamirëse, përfshirë këtu edhe shoqatën që mbron skllevërit e seksit në Nepal.