Site icon Telegrafi

Gjashtë mijë femra kanë zbuluar se si ëndërrojnë të jetë mashkulli i tyre – ja vërtet se çfarë u duket seksi

Femrat konsiderojnë që mashkulli ideal është larg nga ai tipi i cili shihet në publik.

Më shumë se gjashtë mijë femra u janë përgjigjur pyetjeve për mashkullin ideal dhe a është mashkulli i ndërtuar me pllaka muskujsh në stomak partneri i tyre i ëndrrave apo vetëm një fantazi seksi.

Duket që “geeks”-it e popullarizuar të tyre janë hit i vërtet te femrat, sepse tani gjithnjë e më shumë ua “ndezin” trurin, jo trupi muskulor.

Shembuj gjenden në çdo hap. Madje edhe mes manekineve programuesit dhe ekspertët IT janë të vlerësuar, transmeton Telegrafi.

Disa nga çiftet më të njohura në botë janë Miranda Kerr dhe Snapchat CEO Evan Spiegel, si edhe Karlie Kloss dhe ndërmarrësi teknik Joshua Kushner.

Djemtë janë mirë të informuar që aftësitë programuese mund t’u sigurojnë sukses më të mirë te gjinia femërore. Madje 74 për qind e meshkujve të intervistuar kanë deklaruar që shtiren që dinë më shumë për kompjuterët se sa është e vërtetë. Nuk janë të popullarizuar vetëm midis vajzave beqare.

Gjithnjë e më shumë femra, madje 77 për qind e tyre, konsiderojnë rastin më të mirë për t’u martuar me ta sesa me ata meshkuj muskulorë. Madje 52 për qind e femrave kanë deklaruar që partneri i tyre ideal është kompjuteristi para atyre që janë bërë robër të palestrave (22%) apo shpirtrat e pakuptueshëm artistikë (14%).

Ajo që i bën më joshës është fakti që meshkujt e mençur janë më pak arrogantë, janë më interesant sesa meshkujt e tjerë, ndërkaq inteligjenca është ajo që femrat “i ndez”.

Nëse i blini të pastrehut sandviç apo e shpëtoni ndonjë fëmijë nga mbytja në ujë, janë shanset më të mëdha që të merrni ftesë nga femrat, sepse ato pikërisht e dëshirojnë mashkullin e kujdesshëm dhe të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version