Edhe pse ka përjetuar kulmin e popullaritetin e vet, bobi romantik ishte i preferuar edhe këtë sezon, mirëpo, ashtu siç edhe kemi pritur, në masë të madhe është freskuar dhe plotësuar.
Harroni formën klasike të bobit dhe provoni të ndiqni trendët e rinj, të cilët kërkojnë që flokët t’i thajmë dhe t’u japin formë natyrale, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë flokët duken më butësisht, si edhe balluket mund t’i kthejmë në drejtim të fytyrës, ashtu që ato të duken paksa të çrregullta.
Nëse jeni adhuruese e asimetrisë së butë, apo të ballukeve të rrafshëta, jemi të sigurt që në vazhdim do të gjeni inspirimin dhe do të kënaqeni me ndryshimin e ri të frizurës.
‘Messy bob’
Bob me balluke të rrafshëta dhe të shkurtra
Bob i gjatë
Bob kaçurrel
Bob i lëmuar me balluke anash
Bob shumë i shkurtër
/Telegrafi/