Aksesori i modës që simbolizon stilet vintage
Zonjat i mbulonin flokët me maramë për t’i mbrojtur nga shiu apo era, por me kalimin e kohës ajo u bë dekor për një bisht apo flokë të lëshuar.
Maramat më të vogla janë ideale për këtë stil, transmeton Telegrafi.
Maramat e buta dhe elegante janë një nga atutë pranverore të vajzave që duan elegancën.
Flokëgjatat e dinë se topuzët ndonjëherë kanë nevojë për përforcim stilistik.
Zonjat boho dekorojnë flokët e tyre të lëshuar me aplikime dhe detaje të ndryshme.
Shiritat prej sateni ose mëndafshi do të dekorojnë bukur një bisht të ulët ose një topuz të vogël.
Kjo mënyrë e lidhjes është e lezetshme – shalli shkon nga mbrapa përpara, nyja është pak mbi ballë.
Nëse modeli juaj është Grace Kelly, kjo është një zgjidhje e mrekullueshme e modës.
Tonet jeshile janë disa nga simbolet elegante të pranverës. /Telegrafi/