Nëse jeni duke menduar se cilat janë punët për një karrierë të suksesshme në të ardhmen, bëni mirë që këto 6 lloje mos t’i mendoni fare.
1) Arkëtare për shitjet me pakicë
Me fluksin e arkave të vetë-shërbimit, arkëtari me pakicë përfundimisht do të zhduket si alternativë. Teknologjia do të avancojë aq shumë, sa konsumatorët do kenë më pak ndërveprim njerëzor.
2) Agjent shitjesh nëpërmjet telefonit
Në ditët e sotme, njerëzit nuk e përdorin aq shumë telefonin sa më parë. Ata preferojnë të përdorin mënyra të tjera më efikase të komunikimit si email apo mesazhet. Me rritjen e email marketing-ut, këto vende pune të zakonshme nuk do të gjenden më.
3) Agjent udhëtimi
Rezervimi i udhëtimeve nëpermjet internetit do të nxjerrë jashtë loje agjentët e udhëtimit. Nuk do të kemi më nevojë për një person të palës së tretë për të na gjetur paketat më të mira turistike sepse interneti e ka bërë më të lehtë për ne, shkruajn mediat e huja, transmeton Telegrafi.
4) Shofer taksie
Thirrja për një taksi do të jetë jo-ekzistente në të ardhmen me rritjen e aplikacioneve me teknologjinë GPS. Shoferët e taksive do të duhet të ndjekin trendin në mënyrë që të mbajnë gjallë punën e tyre.
5) Botues dhe printues
Nuk është çudi që mediat e shkruara të veniten pak e nga pak si industri. Konsumatorët janë më tepër të prirur drejt dixhitalizmit kur bie fjala për argëtim dhe lajme. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të ndjekim shijet e konsumatorëve.
6) Postier
Me zhvillimin e teknologjisë dhe komunikimit me e-mail, nevoja për punëtorët e postës ka rënë gradualisht. Me hapjen e kompanive private që zënë vendin e postës, kjo punë ka pak mundësi për rritjen dhe avancimin e karrierës. /Telegrafi/