Site icon Telegrafi

Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 po i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.

Kanë mbetur më pak se dy orë në mbyllje të vendvotimeve, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00 kanë votuar 566,277 qytetarë.

Telegrafi më poshtë sjellë disa nga komunat më numrin më të vogël të votueseve. Në mesin e këtyre komunave është Deçani, më 9 mijë e 609 votues. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 40 mijë e 976 qytetarë.

 

Po ashtu, dalje e ulët ka qenë edhe në Klinë, ku kanë votuar vetëm 11 mijë 143 qytetarë. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 50 mijë e 706.

Deri në ora 15:00 në Fushë Kosovë kanë votuar 15 mijë e 982 qytetarë. Të drejtë vote kanë 47 mijë e 406 qytetarë.

Në Viti, kanë votuar 25.07 e votuesve, apo 12 mijë e 298 qytetarë. Të drejtë vote kanë 49 mijë e 54 qytetarë.

Në Malishevë kanë votuar 15 mijë e 627 qytetarë deri në ora 15:00. Të drejtë vote kanë 55 mijë e 154 qytetarë.

Në qytetin e Istogut, deri në ora 15:00 kanë votuar 9 mijë e 199 qytetarë.  Të drejtë vote në këtë komunë kanë 50 mijë e 276 qytetarë.

KQZ po ashtu ka njoftuar se procesi po vijon normalisht pa pengesa. Në garë për kryeministër janë katër kandidatë./Telegrafi/

Exit mobile version