Telegrafi

Gjashtë komuna në Maqedoni do të marrin 290 milionë denarë për projekte infrastrukturore

Ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve lokale, kanalizimeve, si dhe shkollave fillore, janë projektet për të cilat sot do të nënshkruhet marrëveshje mes komunave dhe Ministrisë së Financave.

Në kuadër të projektit për përmirësim të shërbimeve komunale, gjashtë komuna do të marrin 209.7 milionë denarë për realizimin e shtatë projekteve kapitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Financave njoftojnë se marrëveshje do të nënshkruhet me kryetarin e Komunës Qendër Zhupë Arijan Ibraim, të Zhelinës Blerim Sejdi, të Studeniçanit Azem Sadiku, Kavadarit Mitko Jançev, Ilindenit Zhika Stojanovski dhe Kisella Vodës Filip Temelkovski.

Në nënshkrimin e marrëveshjeve do të merr pjesë edhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovaleni./Telegrafi/