Telegrafi

Gjashtë klube interesohen për Guardiolan

Guardiola mbetet pa kontratë në qershor dhe ende nuk ka negociata serioze me Barcelonën për marrëveshjen e tij të re.

“Ne kemi pranuar gjashtë oferta nga klube të interesuar për Guardiolan”, ka thënë agjenti i tij Josep Maria Orobitg.

Manchester United thuhet se tashmë është në kontakte me Orobitg për mundësinë që Guardiola të pasojë Sir Alex Ferguson në stolin e kampionit të Anglisë./Telegrafi/