Telegrafi

Gjashtë ish-lojtarët e Bayern Munichut që nuk do të besoni se ende luajnë në vitin 2023

Statusi i Bayern Munich si klubi më i suksesshëm i Bundesligës ka tërhequr lojtarë që të kalojnë në këtë klub.

Disa prej tyre që kanë luajtur ndër vite vazhdojnë karrierën e tyre edhe pse janë larguar nga Bayern Munich shumë kohë më parë.

Emra si Toni Kroos, David Alaba dhe Xherdan Shaqiri janë ende në skenë dhe në media shpesh, por ka emra të tjerë të harruar që ende luajnë.

Më poshtë i gjeni gjashtë ish-lojtarë të Bayern Munich që mund të mos e keni ditur që ende luajnë në vitin 2023.

Dante

Me Danten në qendër të mbrojtjes, Bayern Munich theu rekordet për më pak gola të pësuar në një sezon të Bundesligës gjatë sezonit të tyre fitues të tripletës 2012/13.

Tani 39-vjeçari është kapiten i skuadrës së Ligue 1, Nice, dhe ka bërë 248 paraqitje për ta që nga nënshkrimi në 2016. Jo keq.

Javi Martinez

Martinez ishte aq i mirë sa ai luajti rregullisht në mesfushën e Spanjës gjatë suksesit të tyre midis 2008 dhe 2012, duke luftuar për një vend me emra si Xavi, Andres Iniesta dhe Sergio Busquets.

Pasi u bashkua nga Athletic Bilbao për 40 milionë euro në vitin 2012, Martinez fitoi nëntë tituj radhazi të Bundesligës me Bayernin. Mesfushori ka luajtur për Katar SC që nga viti 2021 dhe në moshën 35-vjeçare, duhet se nuk do të dorëzohet.

Jose Sosa

Ai ka luajtur për Bayernin nën drejtimin e Ottmar Hitzfeld dhe Jurgen Klinsmann 15 vjet më parë.

Mesfushori 38-vjeçar është ende aktive dhe luan për Estudiantes de La Plata në Premier Divizionin argjentinas.

Lukas Podolski

Megjithë suksesin e tij të jashtëzakonshëm me kombëtaren gjermane, Podolski kurrë nuk tregoi shumë pasi iu bashkua Bayern Munichut në 2006.

Sulmuesi shënoi 26 gola në 106 paraqitje gjatë tre sezoneve, por shpesh ishte rezervë e Luca Toni dhe Miroslav Klose. Me vite mbi supe ai luan aktualit te Gornik Zabrze në Poloni.

Rafinha

Pas suksesit me Schalke dhe Genoa, Rafinha iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2011 dhe zhvilloi 266 ndeshje për gjigantët e Bundesligës.

Pas largimit në vitin 2019, ai luajti pak te Olympiacos, ndërsa tani në moshën 38-vjeçare, Rafinha luan për Sao Paulon në Brazil.

Pepe Reina

I famshëm për kohën e tij në Liverpool, Reina bëri tre paraqitje për Bayernin në sezonin 2014-15 dhe pak do të kishin parashikuar se ai ende luan në 2023.

41-vjeçari është ende pjesë e Villarreal dhe bëri 32 paraqitje për skuadrën e La Ligës sezonin e kaluar.

/Telegrafi/