Gjashtë ipeshkvinjë me origjinë nga Kosova por që shërbejnë në vende të ndryshme, si në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi po qëndrojnë në vendin tonë, ku edhe morën pjesë në meshën e së dielën në katedralen “Nënë Tereza”.
Zëvendësfamullitar i katedrales, Don Marjan Topalli ka thënë se sot ishin në meshë edhe gjashtë ipeshkvijtë me origjinë nga Kosova, por që veprojnë në vende të ndryshme.
Ndërsa ka thënë që në mbrëmje ipeshkvijtë do të udhëtojnë në Janjevë në vendlindjen e njërit prej ipeshkëve.
“Sot kemi vendos si një ditë falënderimi ndaj Zotit për të gjitha thirrjet meshtarake në diogjezën tonë, pra për ata që janë bërë priftërinj, por mbi të gjitha për gjashtë ipeshkvijtë të cilët janë me origjinë nga Kosova…Në mbrëmje ipeshkvijtë do të udhëtojnë në Janjevë në vendlindjen e njërit prej ipeshkëve, të cilët do të marrin pjesë në meshën e orës 18:00, pastaj nesër do të kthehen dhe do të vazhdojnë me angazhimet e tyre”, tha ai.
Argjipeshkvi nga Mali Zi, Monsinior Rrok Gjonlleshaj, ka thënë se është një ndodhi e madhe që në Kosovë, janë gjashtë ipeshkvijë që veprojnë dhe shërbejnë në vende të ndryshme.
“Është një ditë e mrekullueshme për neve, por edhe për Ipeshkëvinë në Kosovë, sepse në organizimin e ipeshkvit të venditm Dodë Gjergji, ne jemi këtu sot për ta falënderuar Zotin për neve, për thirrjet e shenjta…Është vërtetë një ndodhi e madhe që pikërisht këtu në Kosovë, jemi gjashtë ende gjallë që veprojnë, shërbejnë edhe ajo çfarë është shumë karakteristike është se shërbejnë edhe në Bosnjë-Hercegovinë, po ashtu edhe në Kroaci-Dubrovnik, në Mal të Zi edhe këtu, ndërsa më parë edhe në Shqipëri ishte”, tha Gjonlleshaj.
Ai shtoi që i ka lënë përshtypje pjesëmarrja e popullit në meshë, me gëzimin e tyre që kanë shprehur për praninë e ipeshkëve.
“Sa i përket ngjarjes së sotme, më bëri përshtypje edhe pjesëmarrja e popullit që ishte këtu në meshë, dhe gëzimi i tyre që e shprehin për praninë tonë”, tha ai.
Mesha ka filluar nga ora 11:00, në katedralen “Shën Nëna Tereza”, e cila është udhëhequr nga ipeshkvi më i vjetër që është në pension, Imzot Zef Gashi.KP/Telegrafi/