Telegrafi

Gjashtë hapa për pastrim të lehtë të sipërfaqes së rrafshët të shporetit

Pastrimi i pllakës së rrafshët të shporetit mund të jetë sfidë për shkak të sipërfaqes delikate të qelqit

Pllaka mund të gërvishtet, posaçërisht nëse përdorni lecka abrazive dhe mjete të forta për pastrim. Prandaj po ju zbulojmë se si në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, me vetëm gjashtë hapa.

Kështu, do të pastroni shporetin me pllakë të rrafshët dhe t’i eliminoni mbetjet e ushqimit nga zierja në mënyrë që të lehtësoni pastrimin e njollave të forta, transmeton Telegrafi.

1. Mbushni tepsinë me ujë të nxehtë, qitni detergjent – bëni shkumë.

2. Në shporet qitni sodë bikarbonati.

3. Njomni leckën në tepsinë me detergjent, kullojeni por duhet të mbetet e njomë.

4. Leckën e njomur vendoseni sipër shporetit me sodë bikarbonati dhe prisni 15 minuta.

5. Pastaj me leckë të njomur pastroni shporetin dhe mbetjet e ndotjeve dhe sodën fshijeni e sfungjer.

6. Nëse shporeti është me komanda të ndjeshme në prekje, shmangni për shkak të sensorëve.

/Telegrafi/