Bayern Munich dhe RB Leipzig kanë barazuar 3-3 në derbin e javës së dhjetë në Bundesliga.
Ndeshja mes Bayern Munich dhe RB Leipzig doli të jetë shumë bukur dhe me shumë gola.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin në minutën e 19-të me Christopher Nkunku i cili e ktheu në gol asistimin e Emil Forsberg (0-1) pasi kaloi portierin Manuel Neuer.
Nkunku easy as you like pic.twitter.com/IQ26K6aoDn
— FUT Stephen A (@FutStephenA) December 5, 2020
Por Bayern Munich barazoi rezultatin në minutën e 30-të me talentin Jamal Musiala (1-1) me një goditje të bukur jashtë zonës.
It’s not too late to join Musiala FC ?pic.twitter.com/T0DPPx934p
— Nagendra FCB (@NagendraFcb) December 5, 2020
Bavarezët kaluan në epërsi pas katër minutash kur Thomas Muller shënoi për 2-1.
Por se ndeshja ishte e zjarrtë tregon edhe fakti që RB Leipzig barazoi pas dy minutash.
Amadou Haidara pasi te Justin Kluivert i cili shënoi për 2-2, rezultat që e mbylli pjesën e parë.
G⚽L DE LEIPZIG ?
Kluviert a los 36′
Bayern Munich 2️⃣
Leipzig 2️⃣#Bundesliga ???pic.twitter.com/GZtcG5bwdO— El Forastero (@ElForastero1982) December 5, 2020
Në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që kaluan në epërsi dhe atë në minutën e 48-të.
Emil Forsberg e ktheu në gol harkimin e Angelinos për 2-3.
GOAL! Emil Forsberg 48′ ⚽️
Bayern 2-3 RB Leipzig | #FCBRBLpic.twitter.com/fUbZtCd2i3
— noobfcb (@noob_fcb) December 5, 2020
Por Bayerni si zakonisht nuk u dorëzua dhe filloi sulmet për të gjetur golin e barazimit.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 75-të kur pasimin Coman e ktheu në gol me kokë Muller për 3-3.
GOAL! Thomas Muller 75′ ⚽️
Bayern 3-3 RB Leipzig | #FCBRBLpic.twitter.com/V9gAR8tpce
— noobfcb (@noob_fcb) December 5, 2020
Deri në fund të dy skuadrat tentuan të marrin fitoren por nuk kishte më gola.
Bayern mbetet lider me 23 pikë, dy më shumë se RB Leipzig. /Telegrafi/