Telegrafi

Gjashtë gola dhe dy kartonë të kuq – Roma bie në Olimpico nga Spenzia që kalon në çerekfinale

Roma ka humbur në shtëpi nga Spezia me rezultat 4-2 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë.

Romakët siç duket nuk e kanë harruar ende humbjen në derbi ndaj Lazios me rezultat 3-0, pasi ekipi nuk është këndellur, duke rënë edhe  nga një garë e rëndësishme.

Në minutën e pestë akordohet penallti për Spezian. Andrey Galabinov ishte i saktë duke e mposhtur portierin Pau Lopez për 1-0.

Kur pritej këndellja e Romës, mysafirët arritën të shënojnë sërish.

Riccardo Saponara mori një asistim nga Galabinov dhe shënoi për 2-0.

Roma u kthye në lojë në minutën e 42-të, kur Lorenzo Pellegrini shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

Në minutën e 73-të, u duk se Roma u kthye në lojë dhe do të fitojë, pasi Borja Mayoral gjeti bukur Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-2.

Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Me të filluar vazhdimet Roma mbeti pa dy lojtarë, pasi gjyqtari fillimisht përjashtoi Gianluca Mancinin, pastaj për protesta edhe portierin Pau Lopez.

Kjo bërë që mysafirët ta kishin më të lehtë, duke shënuar dy herë në vazhdimin e dytë.

Daniele Verde shënoi për 3-2, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Saponara (4-2).

Spezia do të përballet me Napolin në çerekfinale. /Telegrafi/