Telegrafi

Gjashtë gjërat që duhet t’i dini për Oyarzabalin, shënjestrën e Cityt që kushton 75 milionë euro

Bayern Munich është shumë afër që ta transferojë Leroy Sanen, deria nga ana tjetër Manchester City po e projekton transferimin e Mikel Oyarzabalit si zëvendësues të gjermanit.

Kampioni i Ligës Premier është njoftuar më dëshirën e anësori gjerman që të kalojë te Bavarezët, andaj me shumë gjasë do ta lejoj largimin e tij.

Por, Citizens thuhet se janë të gatshëm që ta transferojnë mesfushorin 22-vjeçar, duke i paguar 75 milionë euro, aq dhe sa është klauzola e tij te Real Sociedad.

Gjashtë gjërat që duhet t’i dini për Oyarzabalin:

Ai nuk do të largohet aq lehtë nga skuadra spanjolle

City ndoshta do ta paguajë klauzolën e lojtarit, mirëpo duhet ta bind edhe atë që të kalojë në Etihad Stadium.

Mesfushori i talentuar do të kalojë në Etihad vetëm nëse i premtohet vendi i titullarit në skuadër.

Pa shumë zhurmë është bërë njëri ndër më të mirët në La Liga

Oyarzabala me shumë vështirësi mund të njihet nga tifozët e futbollit, mirëpo emri i tij shumë shpejtë do të bëhet i njohur për të gjithë.

Stili i lojës së tij është shumë i veçantë dhe shpejtë pritet që të jetë në mesin e më të mirëve në Evropë.

Është lojtar modern

Ndër vit, futbolli ka pësuar ndryshime dhe shumë trajner po kërkojnë lojtar që mund të luajnë në disa pozicione.

Oyarzabal është në lojtar që mund të luajë fillimisht i anësor, më pastaj në qendër të fushës dhe si mesfushor i majtë apo i djathtë.

Ai nuk është shumë i shpejtë

Nuk duhet edhe shumë që ta zbulon pikën e dobët të Oyarzabal. Ai është i ngadalshëm. Nuk është për t’u marrë shumë parasysh ky detaj, por nëse përballet me një mbrojtës më të shpejtë e ka të vështirë ta kalojë.

Ai e përdor inteligjencën e tij për t’i mposhtur kundërshtarët

Këmbët e tij ndoshta mund të mos jen të shpejta, por mendja e tij është.

Mesfushori spanjoll është një lojtar shumë i talentuar që e mposht kundërshtarin me disa lëvizje të mençura dhe nuk i duhet shumë që të krijojë hapësirë për bashkëlojtarët.

Ai i pëlqen golat nga distanca

Oyarzabal e pëlqen shumë goditjen nga distanca, Spanjolli tashmë është i njohur për goditjet e tij prezice dhe të fuqishme nga larg.

Pep Guardiola e dëshiron transferimin e tij pikërisht për gjuajtjet e sakta nga distanca, në mënyrë që ta zhbllokojë rezultatin ndaj një kundërshtari që luan lojën e mbyllur. /Telegrafi/