Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Timothy Fosu-Mensah, i cili është i huazuar te Fulhami, ka regjistruar shpejtësinë më të madhe në Ligën Premier këtë sezon.
Futbollisti holandez ka arritur shpejtësi prej 21.95 mph (35.32 km/h), për 0.08 mph më shpejtë se mbrojtësi i majtë i Wolverhampton Wanderers, Ruben Vinagre, i cili renditet i dyti.
Anësori i shpejtë i Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili ishte më i shpejti në edicionin e kaluar (kur kishte regjistruar shpejtësi prej 22.0462 mph, gjegjësisht 35.48 km/h), këtë sezon është ngadalësuar dhe renditet i treti me 21.86 mph (35.18 km/h).
Lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier këtë edicion:
Timothy Fosu-Mensah – 35.32 km/h
Ruben Vinagre – 35.19 km/h
Leroy Sane – 35.18 km/h
DeAndre Yedlin – 35.16 km/h
Felipe Anderson – 35.11 km/h
Divock Origi – 35.03 km/h
Mohamed Salah, Sadio Mane apo Raheem Sterling nuk kanë arritur të përfshihen në gjashtë vendet e para. /Telegrafi/